Një aksident ndodhi rreth orës 7.00 të mëngjesit të kësaj të Henë në hyrje të qytetit të Shkodrës. Një automjet i cili po lëvizte për në dalje të qytetit ka goditur një grua të moshuar e cila po levizte me bicikletë.

Sipas burimeve të policisë drejtuesi i mjetit pasi e ka goditur të moshuarën nuk ka ndaluar në vendin e ngjarjes por ka ecur me makinë rreth 100 metra dhe është ndaluar nga forcat e policisë të cilët kanë bërë shoqërimin e tij në ambjentet e drejtorisë vendore të policisë bashkë me automjetin.

Shoferi i makinës është në marrë në pyetje lidhur me rrethanat e ngjarjes. Sipas bluzave të bardha e plagosura, shtetësja N. Celufaj është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Nga ana tjetër policia ka shkuar ne vendin e ngjarjes për të kryer veprimet hetimore perkatese per zbardhjen e shkakut te aksidentit.

Nga kqyrja e vendit te ngjarjes rezultoi se biçikleta shtetasese në fjalë u gjet e hedhur në afërsi të një lokali.

Artikulli paraprakMETA LETËR OSBE-së: RAMA PO BËN PUÇ SHTETI
Artikulli tjetërSHKODËR, DORËHIQET DREJTORI I BURGUT TË REÇIT