Një mjek shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Itali. Ngjarja ka ndodhur në Pescara, ndërsa viktima është 66-vjeç, por identiteti nuk publikohet.

Mjeku shqiptar ishte ulur në sediljen e pasme të makinës Mercedes B Class që ka humbur kontrollin dhe është përmbysur duke u rrokullisur disa herë.

Pas përmbysjes së makinës, shqiptari ka arritur që të dalë nga xhami, por nuk ka mundur të përballojë plagët duke ndërruar jetë.

66-vjeçari shqiptar po udhëtonte së bashku me dy persona të tjerë, të cilët kanë shpëtuar me dëmtime të lehta dhe aktualisht ndodhen në spital.

Artikulli paraprakARTA MARKU: NGA DISA PROKURORË NA VJEN TURP! MBANI LARG GAZETARËT
Artikulli tjetërDEPUTETËT E RINJ TË OPOZITËS DO TË DREJTOJNË EDHE KOMISIONET