Një aksident i frikshëm ka ndodhur ditën e sotme në Itali, ku një shqiptar ndodhet në gjendje të rëndë.

Siç shkruajnë mediat italiane, aksidenti ka ndodhur në orën 08:10 minuta në Rimini, ku një shqiptar është përplasur me makinë.

Mjeti ‘Benz’ me të udhëtonte 47-vjeçari shqiptar cilën mësohet se ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një makinë tjetër ‘Lancia Y’ që po vinte përballë, ku ishte një italian 35-vjeçar.

Në gjendje më të rëndë është shqiptari 47 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa 35-vjeçari italian ka pësuar vetëm tronditje e nuk ka pësuar plagë.

Artikulli paraprakPRESIDENTI META: BALLKANI ËSHTË NJË PUNË ENDE E PAPËRFUNDUAR
Artikulli tjetërFAMILJARËT GJEJNË TË VETËVARUR 53-VJEÇARIN