Aksident tragjik në Itali, i riu shqiptar vdes në një përplasje
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Torino, Itali, ku një makinë ka përplasur për vdekje një të ri shqiptar. Ngjarja ka ndodhur në orën 10:30 minuta të paradites në rrugën ‘Botticelli’ të qytetit, kur një makinë ‘Mini Coper’ ka përplasur një motor Suzuki, ku ishte duke udhëtuar një 27-vjeçar shqiptar, Shqiptari kishte përfunduar duke u përplasur në asfalt. Menjëherë i është dhënë ndihma e shpejtë dhe është dërguar në spital, por sipas mjekëve fatkeqësisht ai ka ndërruar jetë. Sipas tyre, i riu kishte një politrauma të rëndë. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me dinamikën e aksidentit të rëndë, ndërsa është ndaluar shoferi.