Një automjet tip Xhip ka dalë nga rruga, e për pasojë tre persona kanë mbetur të plagosur.
Siç raportohet nga terreni, ngjarja është regjistruar në fshatin Malshovë të Këlcyrës.
Mësohet se gjendja shëndetësore e drejtuesit të mjetit është shumë e rëndë, për këtë arsye ka mbërritur helikopteri për dërgimin e tij me urgjencë drejt kryeqytetit. I plagosuri është identifikuar si Latif Xhako 62 vjeç, e ndërsa nuk dihet ende identiteti i dy të plagosurve të tjerë.
Ndërkohë, është nisur drejt Tiranës edhe një 81-vjeçar pasi duke drejtuar një motor është rrëzuar dhe ka marrë dëmtime të rënda në kokë.