Aksident në Kombinat, furgoni përplas fëmijën, ndalohet shoferi
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë tek rruga e “Qelqit” në Kombinat, ku një i mitur është përplasur nga një furgon. Mësohet se i mituri, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, është dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj, ndërsa është shoqëruar në komisariate dhe drejtuesi i mjetit.