Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mesditën e së premtes në qytetin e Korçës.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Podgorie, ku ka humbur jetën drejtuesi i motorit, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur.
Dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin, duke u rrëzuar në rrugë ku për pasojë ka gjetur vdekjen.