Një aksident ka ndodhur sot në fshatin Vragoli të Prishtinës në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, ku janë përfshirë një autobus me nxënës, një kamion dhe një makine.

Të paktën 30 persona kanë mbetur të lënduar.

“Në ora 15:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja, një kamion me targa vendore dhe një veturë po ashtu me targa vendore. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vend-ngjarje. Si pasojë e aksidentit janë dhjetëra persona që kanë pësuar lëndime. Janë njoftuar edhe ekipet mjekësore. Më pas do t’u ofrojmë të dhëna të përditësuara lidhur me aksidentin”, thuhet në njoftim.

Artikulli paraprakUJI I FTOHTË NDIHMON NË DJEGIEN E KALORIVE DHE NË HUMBJEN E PESHËS
Artikulli tjetërCELIBASHI SHUAN KURSHTJEN DHE ZBULON DATËN SE KUR DO VOTOJNË EMIGRANTËT NË SHQIPËRI