Katër shqiptarë kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti automobilistik në Kroaci. Një shqiptar, 22 vjeç, me qëndrim të përkohshëm në Republikën e Kroacisë, i cili drejtonte automjetin tip Volkswagen Caddy është përplasur me një kamion MAN me targa të Slavonskobrodit që drejtohej nga një boshnjak, në qytetin e Črnec Dugoselski.

Në aksident kanë mbetur të plagosur rëndë të dy drejtuesit dhe katër pasagjerët e veturës, tre shtetas shqiptarë me vendbanim të përkohshëm në Republikën e Kroacisë, të moshës 41, 43 dhe 45 vjeç dhe një shtetas Nepalez, 26 vjeç, raportojnë mediat e huaja.

Të lënduarve iu është ofruar ndihmë mjekësore në Qendrën Spitalore Klinike në Zagreb dhe në Spitalin Klinik të Dubravës.

Artikulli paraprakSHIU I DENDUR SHKAKTON RËNIE GURËSH DHE INERTESH, ARRSH APEL QYTETARËVE: JA AKSET PROBLEMATIKE
Artikulli tjetërSTUDIO E HAPUR – 29.11.2023