Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Fushë-Krujë Milot në afërsi të qytetit të Laçit. Sipas informacioneve mësohet se një autoveturë tip “smart” është përplasur me një kamion.

Siç shihet dhe nga pamjet makina që drejtohej nga vajza është futur poshtë kamionit dhe ka marrë dëmtime të mëdha.Për pasojë është plagosur rëndë drejtuesja e mjetit tip “smart” e cila është dërguar me urgjencë për në spitalin e traumes në gjendje kritike për jetën.

Por dhe pse është dërguar në spital, nuk ka mundur që të mbijetojë plagëve dhe ka humbur jetën. Mësohet se e reja është identifikuar si Sonila Gurra.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes ku po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Artikulli paraprakKOMISIONI I LIGJEVE PRO SHKARKIMIT TË PRESIDENTIT META
Artikulli tjetërPJETRI: VLLAZNIA DO PRIVATIZOHET, NDËRTOJMË PARK OLIMPIK