Një aksident rrugor ndodhi në lagjen “Rus” në qytetin e Shkodrës. Një person që po ecte me biçikletë pësoi një luhatje tensioni duke rënë përpara një automjeti tip fouristradë. Menjëherë personi i moshuar që u aksidentua u dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës duke marrë mjekimin e mjekëve dhe duke qenë jashtë rrezikut për jetën…
Në vendin e ngjarjes mbërritën edhe forcat e policisë duke nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plota të këtij aksidenti rrugor në rrethrrotullimin e Rusit…
Aksidentet rrugore janë kthyer në një shqetësim në qytetin e Shkodrës për shkak të numrit të lartë shpesh herë edhe me të plagosur rëndë apo pasoja fatale. Policia rrugore ka shtuar kontrollet dhe gjobat për drejtuesit e automjeteve por sërish shoferët në shumë raste vijojnë të jenë të papërgjegjshëm duke mos respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.