6 persona mbeten të plagosur 2 prej të cilave femra, në dy aksidente të ndodhur mesditen e kesaj të premte në rruget e Qarkut të Lezhës. Aksidenti i parë ndodhi në rrugen e vjeter nacionale Laç-Mamurras, pranë fshatit Gjorm. Dy automjete u përplasen me njëra tjetren e për pasoje mbeten te plagosur 3 të rinj të cilat udhetonin në njëren nga makinat. Ata u dërguan me urgjence për ndihmë mjekësore në spitalin e traumes në Tiranë nga ku mesohet se ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha në gjendje të rëndë për jeten.

Pak minuta më vone një tjeter aksident u regjistrua në superstraden Lezhë-Laç, në afersi të kryqezimit të Spitenit. Nga përplasja e dy automjetece mbeten të plagosur 3 përsona mes të cilave 2 femra. Një prej të plagosurve u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traunes në Tiranë, nga ku mesohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jeten.

Policia e cila mbërriti menjëhere në vendin e ngjarjes nisi hetimet per zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve për të dy aksidentet.

Artikulli paraprakDO TË GAROSH PËR KREUN E PD? BERISHA: LOJËRAT E RAMËS NA KANË DËMTUAR POR KANË DËSHTUAR
Artikulli tjetër“N’LULZIM T’SHKODRËS HAJDE”