Një 50-vjeçar humbi jeten, pasi teksa po lëvizte me furgon përgjatë superstrades Lezhë-Milot, dyshohet se pësoi arrest kardiak dhe mjeti doli nga rruga. Ngjarja ndodhi rreth ores 10:00 të paradites se te enjtes ne afersi të kryqezimit te Rriles. Viktima Ardjan Stafa banues në Tiranë punonjes i Ministrisë së Shendetësisë po levizte me furgonin e ketij institucioni më drejtim të Shkodres bashke me 4 zyrtar të tjere, kur humbi kontrollin dhe gjeti vdekjen e menjehershme.
4 pasagjeret punonjes të Ministrisë së Shëndetësisë, fatmiresisht nuk moren lëndime, ndërsa policia nisi hetimet per zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ketij rasti. Trupi i pajete i 50-vjeçarit u dërgua në morgun e spitalit rajonal të Lezhës, ku do ti nënshtrohet ekspertizes mjeko-ligjore e cila do të përcaktoje shkaqet e vërteta të vdekjes së tij. Ndërkohë mëngjesin e kësaj të enjte një aksident i trefishte u regjistrua ne superstraden Lezhë-Milot, ne afersi të kryqezimit të Shëngjinit. Tre automjete u përplasen me njëra tjetren, por fatmiresisht nuk pati përsona të lënduar.