Një aksident tragjik ka ndodhur pranë Urës së Prekanit në Shënkoll të Lezhës paraditen e se e enjtes.Nga ky aksident ka humbur jetën Tom Deda, 55 vjec, banues në Grykë Lumi,Lezhë, i cili po udhëtonte me motor dhe më pas është përplasur me një makinë që drejtohej nga shtetasi me iniciale Xh.N.,32 vjeç,banues në Kurbin.

Përplasja ka qenë shumë e fortë dhe për pasojë drejtuesi i motorit ka humbur jetën në vend, ndërsa makina ka përfunduar në kanalin kullues buzë rrugës.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka shkuar ambulanca për të marrë trupin e viktimës dhe të përfshirët në aksident. Po ashtu në vend ngjarje ka mbërritur edhe policia të cilët po bëjnë hetimet përkatëse për të zbardhur të plota shkaqet e këtij aksidenti tragjik. Pas aksidentit mesohet se është shoqëruar drejtuesi i mjetit Xh.N.

Jo më larg se mbrëmjen e djeshme ndodhi një tjetër aksident me pasojë vdekjen në Durrës. Në zonën e quajtur Katundi i Ri, një biçikletë i preu rrugën një makine ku si pasojë e përplasjes, humbi jetën drejtuesi i biçikletës.

Artikulli paraprakSHKODËR, ARRESTOHEN DY SHTETASE PËR KANOSJE
Artikulli tjetërPROTESTA PËR HEC-et NË MIRDITE, DHUNOHEN 2 ROJET