1 përson humbi jeten dhe një tjeter mbeti i plagosur rëndë pas përplasjes së dy automjeteve në aksin rrugor Zejmen – Tale.Aksidenti ndodhi në oret e para të së enjtes në vendin e quajtur “Ura e Prekanit”.
Sipas policisë shtetasi Geljdis Ndoj 19 vjeç, banues në Kurbin, duke drejtuar automjetin e tij, është përplasur me automjetin e drejtuar nga shtetasi Frederik Lleshi 53 vjeç dhe pasagjer shtetasi Ndue Lleshi 79 vjeç, te cilet ishin babë e bir.
Nga aksidenti humbi jeten në spital disa ore pas ngjarjes 79-vjeçari Ndue Lleshi, ndërsa djali i tij po merr mjekim në Spitalin e Traumes në Tiranë, ngë ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.Drejtuesi tjetër i mjetit që u përfshi në këtë aksident 19-vjeçari Geljdis Ndoj u arrestua në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.