Një efektiv i policisë kufitare në Shkoder humbi jeten, pas përplasjes së një autoveture me nje furgon në superstraden Lezhë-Shkoder. Aksidenti ndodhi rreth ores 12:00 të së premtes në afersi të fshatit Balldre, ndërsa viktime mbeti Gazmir Zhuka 46-vjeç, punonjes i policisë kufitare ne Han të Hotit.

Automjeti tip Benz me të cilen po lëvizte i vetem viktima, u përplas me një furgon në të cilen udhetonin disa shtetas Serb. Keta të fundit famiresisht nuk moren lëndime, ndërsa përplasje ishte mjaft e fortë çka e deshmojnë dhe dëmtimet e shumta që kanë pësuar makina.

Policia e cila mberrit menjëhere në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti, që paraprakisht mendohet të ketë ndodhur nga parakalimi i gabuar i njërit prej automjeteve, duke sjellë dhe përplasjen e fortë.

Artikulli paraprakQENTË ENDACAKË “PUSHTOJNË” PLAZHIN E SHËNGJINIT
Artikulli tjetërCEREMONI FESTIVE PËR 110 HAXHILERËT SHKODRANË