Dy përsona mbeten të lënduar pas përplasjes së dy automjeteve në superstraden Lezhë-Laç.Aksidenti ndodhi rreth orës 9 e 20 minuta, pranë kryqezimit të Rrilës, ku janë përplasur automjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin P. Q., me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin Sh. T.Si pasojë e përplasjes automjeti me drejtues shtetasin P. Q., ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht, ndërsa dy drejtuesit moren lëndime të lehta dhe u dërguan për ndihmë mjekësore në urgjencen e Spitalit Rajonal të Lezhës.Ndërkohë policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.

Artikulli paraprakRAMA FTESË DIPLOMATËVE: APLIKONI DHE BËHUNI PJESË E MISIONIT TË SHQIPËRISË NË BE!
Artikulli tjetërE RËNDË NË SELANIK! SHQIPTARI VRET ME THIKË GRUAN DHE PLAGOS DJALIN