Tre përsona mbeten të plagosur një prej të cileve në gjendje të rëndë, pas përplasjes së dy automjeteve në aksin rrugor Lezhë-Milot. Aksidenti ndodhi rreth ores 07:24 minuta të mëngjesit të se enjtes, ku automjeti me drejtuese shtetasen V. K., 53 vjeçe, u përplas me furgonin me drejtues shtetasin L. D., 31 vjeç. Nga përplasja kanë dalë nga rruga të dyja automjetet dhe si pasojë janë dëmtuar 53-vjeçarja dhe 2 pasagjerë në furgon, shtetasit I. K., 36 vjeç dhe R. D., 70 vjeç.

70-vjeçari mori plagë më të shumta dhe transportua në Spitalin e Traumës, për asistencë të specializuar mjekësore, ndërsa shtetasit I. K. dhe V. K. kanë marrë mjekim në spitalin e Lezhës, ku janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia e cila mbërriti menjëhere në vendin e ngjarjes, nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti nga i cili mbeten të plagosur 3 përsona.

Artikulli paraprakVRASJA MAKABËR E MARINGLEN GJONAJ NË MAMURRAS
Artikulli tjetërBANORËT: URA E BARDHAJVE RREZIK, DUHET ZGJIDHJE