Dy përsona mbeten të plagosur mes të cileve një grua shtatzënë, pas përplasjes së tre automjeteve në superstraden Lezhë-Shkoder. Aksidenti ndodhi rreth orës 8:00 të së hënës pranë fshatit Gocaj dhe sipas policisë, automjeti me drejtues shtetasin S. T. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. B. dhe me automjetin me drejtues shtetasin M. G.

Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasi M. G. dhe pasagjerja në automjetin e shtetasit M. B., shtetasja E. B., të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore dhe fatmiresisht ndodhen jashtë rrezikut për jeten. Siç shihet dhe nga pamjet përplasja ka qenë mjaft e fortë duke sjellë dëmtime të shumta të automjeteve, ndërsa policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti të trefishte të ndodhur në superstraden Lezhë-Shkoder.

Artikulli paraprakDASHURIA, PUNA DHE PROJEKTET, LARGOJUNI DEBATEVE! SHENJAT MË ME FAT TË HOROSKOPIT PËR SOT
Artikulli tjetërNDËRRON JETË NË MOSHËN 83-VJEÇARE FETULLAH GULEN