Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në superstradën Lezhë-Shkodër, në hyrje të fshatit Balldre.

Mësohet se një mjet tip trajler ka përplasur një motoçikletë e për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motoçikletës, i cili është transportuar në spital. Ndërkohë drejtuesi i trajlerit është larguar drejt Shkodrës.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe ndalimin e drejtuesit të trajlerit.

Artikulli paraprakCOVID-19/ RRITET NDJESHËM NUMRI I VIKTIMAVE NË VEND, JA SA RASTE TË REJA NË VEND
Artikulli tjetërLAJM I FUNDIT/ PARLAMENTI MIRATON EUROBONDIN 700 MLN EURO, JA SA VOTA MORI