Nje aksident mësohet të ketë ndodhur para pak minutash në afërsi të qytetit të Lezhës, ku një furgon udhëtarësh ka përplasur një biçikletë.
Sipas informacioneve të para mësohet se i aksidentuari ndodhet në gjendje të rëndë, dhe është transportuar me urgjencë për në siptal, por nuk ka ende një version zyrtar nga policia.
Mësohet se i plagosuri është Pal Kodheli 67 vjec nga Fushë Miloti, i cili po shkonte në punë, pasi punonte si roje nate në një biznes privat. Ai ka marrë plagë të rënda në kokë nga aksidenti.
Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave në të cilat ka ndodhur aksidenti, ndërsa dyshohet se shkak të jetë bërë parakalimi i gabuar i furgonit.