Aksident në Majën e Harapit në fshatin turistik të Thethit. Një turist nga Gjermania mbeti i bllokuar mes thepave të malit, shtetasi Timo Misler, 34 vjeç. Fillimisht ka shkuar helikopteri i Ministrisë së Shëndetësisë për ta shpëtuar por ka qenë e pamundur. Më pas herën e dytë ka ardhur një helikopter i forcave të ushtrisë dhe më pas është arritur që të nxirret nga vendi ku kishte mbetur i bllokuar duke arritur që të shpëtojë me ndërhyrjen e dytë nga ajri. Në këtë operacion një ndihmesë të madhe dhanë edhe banorët e zonës së Thethit duke u vënë në gatishmëri për të shpëtuar turistin gjerman. Kujtojmë se rastet e humbjes së jetës të turistëve të huaj në Theth apo rastet e aksidenteve po kthehen në një shqetësim pasi ata kërkojnë të eksplorojnë zona ku nuk rekomandohet kalimi. Turisti gjerman që u shpëtua është transportuar drejt spitalit të traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Artikulli paraprakU RIKONFIRMUA NË KRYE TË KE, URSULA VON DER LEYEN ZOTOHET TË VIJOJË POLITIKAT “PRO-UKRAINASE”
Artikulli tjetërPËRGATITJET E FUNDIT PARA NISJES SË KONFERENCËS EUROPIANE TË INTERPOL, BALLA: DO TË MARRIN VENDIME PËR…