Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 20:55, në Vermosh, automjeti me drejtues shtetasin G. B., 48 vjeç, banues në fshatin Selcë, Malësi e Madhe, ka përplasur shtetasin S.V., 41 vjeç, I cili po lëvizte me biçikletë.

Nga përplasja ka mbetur I dëmtuar 41-vjeçari, të cilin drejtuesi i automjetit e ka transportuar vetë për ndihmë mjekësore, ndërkohë që ka njoftuar dhe Policinë për aksidentin e ndodhur.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentim ligjor të rastit.

 

(foto ilustruese)

Artikulli paraprakAMBASADA SHQIPTARE NË MAL TË ZI: KEMI SIGURUAR AVOKATË PËR TRE TË DHUNUARIT
Artikulli tjetërSTAR SPORT – 08.01.2024