Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Yzberisht ku janë përfshirë një furgon me nxënës dhe një makinë tjetër.
Policia bën të ditur se 1 mësues dhe 13 nxënës janë dërguar për kontroll mjekësor, por nuk ka të lënduar.
Njoftimi i Policisë së Tiranës:
Rreth orës 13:40, në Yzberisht, janë përfshirë në përplasje mjeti fugon që transportonte disa nxënës shkolle me drejtues shtetasin A. H me mjetin me drejtues shtetasin D. T.
Si pasojë kanë shkuar për kontroll mjekësor 1 mësuese dhe 13 nxënës, të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar dëmtime fizike nga përplasja e mjeteve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.