Pezë Helmes, aksidentohet polici me motor, e përplas një automjet

Një efektiv i policisë së Shtetit është aksidentuar pasditen e kësaj të diele në vendin e quajtur Pezë Helmes, në periferi të Tiranës. Automjeti me targa AA848 me drejtues shtetasin Fatos. S, 45 vjeç ka aksidentuar E.K ,42 vjeç punonjës Policie. Ky shtetas ishte duke udhëtuar me mjetin tip motorçikletë. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe ambulanca. I dëmtuari u dërgua në Spitalin e Traumës në gjendje jo te mirë shëndetsore. Ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar për veprime te mëtejshme.

Artikulli paraprakSHBA,RAMA:FITORJA E TRUMP U PA NGA RIVALET SI TE ISHTE HUMBJA IME
Artikulli tjetërTRUMP,HAPI I PARE:DO TE DEBOJ 3 MILIONE EMIGRANTE