Një 45-vjeçar humbi jeten, pasi u aksidentua në punë.Ngjarja ndodhi rreth ores 8:00 të mëngjesit të së shtunës, ne një objekt në ndërtim në zonen e Kunës në Shëngjin, ndërsa viktimë mbeti Arjan Lazri banues në fshatin Kallmet të Lezhës.Gjatë punës 45-vjeçari ka rënë nga lartësia e objektit në ndërtim, e për pasojë mori dëmtime të shumta fizike dhe gjeti vdekjen e mënjëhershme.

Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes shoqëroi në komisariat për veprime të mëtejshme proçeduriale administratorin e firmës që po kryen punimet në këtë objekt, shtetasin me iniciale A. K si dhe nisen hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Gjithashtu edhe Inspektorati Shtetëror i Punës pritet të nisë verifikimet, për të parë nëse janë zbatuar rregullat e sigurisë në punë.Ndërkohë Ky është aksidenti i katërt në pune me pasojë vdekjen që ndodh brenda pak muajsh në Qarkun e Lezhës. Në muajin janar një gomist humbi jetën në fshatin Spiten, teksa po riparonte gomën e një kamioni.

Ndërsa në muajin mars një mekanik në Kurbin gjeti vdekjen, pasi automjeti që po riparonte e zuri poshtë.Po ashtu në fillim të muajit prill një përson gjeti vdekjen gjatë punës në një fabrike mielli në pronësi te tij.

Artikulli paraprakFLETA E VOTIMIT, KQZ NUK VENDOS EMRIN E ILIR METËS KRAH KOALICIONIT ‘BASHKË FITOJMË’
Artikulli tjetërPËRKUJTOHET NË 115- VJETORIN E LINDJES TONIN GURAZIU