Një mekanik humbi jeten pas një aksidenti në punë në Kurbin. Viktima është Albert Mamli 45-vjeç, ndërsa ngjarja ndodhi rreth orës 17:00 të së hëns pranë nje servisi në fshatin Laç të Kurbinit. 45-vjeçari ka qenë duke punuar në një mjet kamion, i cili e ka zënë poshte duke shkaktuar plagë të shumtë në disa pjesë të trupit e për pasojë gjeti vdekjen e menjëhershme. Sipas të dhënave Albert Mamli ishte punëtor në servisin ku ndodhi ngjarja dhe grupi hetimor nisi menjëhere hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes. Gjithashtu edhe Inspektoriati Shtetëror i Punës do të do të nisë verifikimet në lidhje me rastin, për të pare nëse janë zbatuar rregullat e sigurisë në punë. Ky është aksidenti i dytë në pune me pasojë vdekjen që ndodh brenda pak muajsh në Qarkun e Lezhës. Ne muajin janar nje gomist humbi jeten ne fshatin Spiten, teksa po riparonte gomen e një kamioni.

Artikulli paraprak“NDRYSHIMI DO TË BËHET FAKT I KRYER NË 14 MAJ”, META: BIZNESET E VOGLA DHE TË MESME NUK DO TË PAGUAJNË TAKSA
Artikulli tjetërKQZ I REGJISTROI NË ZGJEDHJET E 14 MAJIT, ALIBEAJ MBLEDHJE ME DEPUTETËT DHE KRYESINË