Një shqiptar ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është plagosur rëndë pasditen e kësaj të enjte në Torino të Italisë, raportojnë mediat lokale. Viktima dhe i plagosuri janë vëllezër, por ende nuk jepen informacione lidhur me gjeneralitetet e tyre.

 

Ata ishin duke punuar në rrugën “Reaglie”, kur papritur, platforma që përdornin për të krasitur disa pemë u përmbys dhe zuri poshtë një nga shqiptarët, i cili mbeti i vdekur. Në incident mbeti i plagosur rëndë edhe punëtori i dytë i cili u transportua në spital, por nuk raportohet të jetë në rrezik për jetën. Sipas raportimeve të para të medieve lokale, dy vëllezërit ishin duke punuar për llogari të një firme private.

Një hetim ka nisur lidhur me ngjarjen.

Artikulli paraprakRREFIM – FATJONA BOROVA
Artikulli tjetërUSHTARËT GREKË TË VRARË NË SHQIPËRI, FAMILJARËT JAPIN ADN PËR IDENTIFIKIMIN E TYRE