Gjashtë përsona mbeten te plagosur mes të cilave kater gra pas përplasjes së dy automjeteve në Rrugen e Kombit. Aksidenti ndodhi rreth ores 10:00 te paradites të së shtunes në segmentin Milot-Rreshen ne afersi të Ures me Harqe.

Të plagosur mbeten drejtuesit dhe pasagjeret e dy mjeteve dhe u dërguan me urgjence për ndihmë mjekësore në Spitalin e Laçit, nga ku mesohet se ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jeten.

Siç shihet edhe nga pamjet përplasja ka qenë mjaft e fortë, duke sjell dhe dëmtime të shumta te mjeteve, ndërsa policia e cila mbërriti menjëhere në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti. Nga veprimet paraprake bëhet me dije se parakalimi i gabuar i njëri prej mjeteve është bërë shkak për përplasjen e fortë.

Artikulli paraprakVRASJA E BIZNESMENIT NIKULAJ, PORTUGEZI ME ANTIPLUMB NË PROKURORINË E LEZHËS! MERRET DY ORË NË PYETJE: ERDHA SI TURIST
Artikulli tjetërISHTE SHPALLUR NË KËRKIM, ARRESTOHET 25-VJEÇARI