Nënë e bijë janë plagosur në një aksident të shënuar në autostradën Kukës- Tuneli i Kalimashit. Aksidenti u shënua paraditen e sotme në vendine quajtur Fushë-Dukagjin.
“Mjeti tip “Benz” me drejtues mjeti shtetasin Xh.M., banues në Kalimash, i cili po udhëtonte me familjen është përplasur me një kamion me traga kosove. Për pasojë është dëmtuar shtetësja pasagjeria L.M. banuese në fshatin Kalimash Kukës, e cila ndodhet në spitalin e Kukësit. Si dhe ka marrë dëmtime të lehta shtetësja A.M., 5 vjeçe” informon policia e Kukësit
Grupi hetimor ndodhet në vendgjare ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.