Nje aksident ka ndodhur ne rrugen Lezhe-Shengjin prane lagjen “Xhenjo”.Si pasoje, një përson mbeti i plagosur, pasi biçikleta me të cilen udhetonte u përplas nga një automjet, i cili më pas goditi dhe tre makinë të tjera, 2 prej të cilave ishin të parkuara para nje lokali.
I plagosuri u dërgua me urgjence në spitalin rajonal të Lezhës, ku pasi mori ndihmen e parë mjekësore mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jeten.
Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti, që nga veprimet paraprake dyshohet të ketë ndodhur nga shpejtësia e automjetit tip audi, drejtuesi i së cilit humbi kontrollin dhe përplasi fillimisht biçikleten e me pas 3 automjetet e tjere.