Një aksident I rëndë është regjistruar mesditen e se martes ne aksin rrugor Shkoder Kryebushat, ku nje motorçiklete është aksidentuar rende. Ngjarja është regjistruar rreth orës 11, pranë kthesës se Beltojes, ku nje motoriciklete, ka rrëshqitur ne dheun pranë rrugës duke u përplasur me mbrojtësen e rrugës dhe duke përfunduar ne krahun tjetër te saj.

Menjëherë ne vendin e ngjarjes kane mbërritur efektive te policisë se Shkodrës, te cilët kane nisur hetimet per zbardhjen e rrethanave te këtij aksidenti te rende. Sipas bluve te Shkodrës behet me dije se shkak I këtij aksidenti ka qene rrëshqitja e ne rruge, si pasoje e presences se zhavorit ne këtë segment. Ndërkohe I aksidentuari nje 50 vjeçar nga Fushe Kruja është transportuar ne spitalin rajonal te Shkodrës ne gjendje kritike për jetën sepse ka marre plage te rende ne koke dhe ne trup .

Artikulli paraprakHAPËSIRAT PUBLIKE, AS PEMËT DHE LULET NUK SHPËTOJNË
Artikulli tjetërEVIDENTOHEN 20 PARCELA ME BIMË NARKOTIKE TË KULTIVUARA