Një pushues kosovar mbeti i plagosur rëndë, pasi humbi kontrollin e motorçikleten me të cilen po udhetonte dhe u përplas me një shtylle.Aksidenti ndodhi rreth mesnates të së martes në rrugen kryesore të qytetit të Shëngjinit. I plagosuri u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës nga ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jeten si pasoje e plageve të marra në disa pjesë të trupit.Shtetasi kosovar që mbeti i plagosur në këtë aksident është rreth 30-vjeç dhe ishte bashkë me familjen me pushime në Shëngjin.Ndërkohë policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti që paraprakisht dyshohet të ketë ndodhur nga shpejtësia e drejtuesit të motorçikletes.

Artikulli paraprakKONFISKIMI I NDËRTIMEVE PA LEJE, BARDHI: PD DO TË DËRGOJË NË GJYKATËN KUSHTETUESE VENDIMIN! PSE LIGJI NUK ËSHTË NJËLLOJ PËR TË GJITHË?
Artikulli tjetërKALONTE EMIGRANTË NË MËNYRË TË PALIGJSHME, ARRESTOHET 39-VJEÇARI