Një aksident është regjistruar në Shkodër ku është përplasur një qytetare nga një mjet.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 09:50, në sheshin “Demokracia”, shtetasi A. R., 65 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur shtetasen N. Gj., 55 vjeçe (këmbësore), e cila po merr aktualisht ndihmën mjekësore, në Spitalin Rajonal Shkodër.

65-vjeçari është dërguar në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprakSTAR SPORT – 08.05.2023
Artikulli tjetërDOSHI MERR MBËSHTETJEN E VAU DEJËSIT