Një kembësor mbeti i plagosur, pasi dyshohet se u përplas nga një automjet në fshatin Tale të Lezhës. Ngjarja ndodhi rreth ores 19:00 të mbrëmjes të së mërkures dhe përsoni i dëmtuar kishte probleme me dëgjimin e të folurin çka mund të ketë shkaktuar aksidentin për shkak se nuk e ka dëgjuar makinën.

Ai u dergua me urgjence në spitalin rajonal të Lezhës nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut per jeten. Ndërkohe drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin është larguar nga vendgjarja dhe policia po punon për identifikimin e tij dhe zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.

Artikulli paraprakEDHE TIRANA DREJT TKURRJES, NUMRI I LINDJEVE RA ME 9% NË 9-MUJORIN E KËTIJ VITI
Artikulli tjetërFRANK WALTER STEINMEIER NË TIRANË, PRITET ME CEREMONI NGA BEGAJ, VIZITA E PARË E NJË PRESIDENTI GJERMAN PAS 27 VITESH