Një aksident i rëndë ka ndodhur në mesnatë, pranë një qendre tregtare në zonën e Farkës, në Tiranë.

Mjeti i aksidentuar u përfshi nga flakët dhe njw e re mbeti e bllokuar në të. Shërbimet zjarrfikëse mbërritën në vendin e ngjarjes dhe arritën të nxjerrin jashtë të renë duke e dërguar në spital, bashkë me një tjetër person që po udhëtonte me të në mjetin e aksidentuar. Sipas policisë, shkak i aksidentit dyshohet të kete qenë shpejtësia e madhe, me të cilën po udhëtonin të rinjtë.

Artikulli paraprakBUSHAT, MASKAT TERRORIZOJNË TË MOSHUARIT
Artikulli tjetërGJENDET E VDEKUR 74-VJEÇARJA NË BËRZHITË