Burrë e grua mbeten te plagosur, pas perplasjes së dy automjeteve në aksin rrugor Balldre-Torovice në Lezhë. Aksidenti ndodhi rreth orës 11:00 të së henës në afersi të fshatit Torovice, ndërsa të plagosurit u dërguan me urgjencë në Spitalin rajonal të Lezhës, ku pasi moren ndihmen e parë mjekesore ndodhen jashtë rrezikut për jeten.

Të plagosur mbeten burrë e grua të cilët udhetonin në një autoveture, ndërsa drejtuesi i foristrades fatmiresisht nuk mori lëndime. Nga aksidenti u bllokua për rreth 60 minuta rruga Balldre-Torovice, për shkak te prezences së automjeteve të aksidentuara në rrugë.

Ndërkohë policia rrugore e cila mbërriti menjëhere në vendin e ngjarjes, nisi hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti që paraprakisht dyshohet të ketë ndodhur nga pakujdesia e drejtuesit të autovetures i cili po lëvizte në drejtim të Balldrenit, duke sjellë dhe përplasen e fortë. Ky aks rrugor është mjaft problematik për shkak se është i ngushtë dhe ka kthesa të shumta.

Artikulli paraprakADMINISTRATA NIS MUAJIN ME PAGA MË TË LARTA, RROGAT E REJA PËR 135 MIJË PUNONJËS
Artikulli tjetërDIGJET AUTOMJETI I POLICIT NË LEZHË