Aksident në Tropojë, vdes i moshuari, arrestohet shoferi

Një i moshuar u aksidentua për vdekje në Tropojë. Policia bën me dije se ka prangosur shtetasin Agim Syla, 47 vjeçar, banues në fshatin Shumicë si shkaktar i aksidentit. Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas në vendin e quajtur “Slloçi”, në qytetin e B.Currit, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen”, ka aksidentuar shtetasin M. M., 81 vjeç. Për pasojë i aksidentuari ka gjetur vdekjen, gjatë transportimit për mjekim më të specializuar në Kosovë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tropojë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Artikulli paraprakARRESTOHET SHQIPTARI QË KËRKOHEJ NË TË GJITHË EUROPËN
Artikulli tjetërKUNDËRSHTON POLICIN DHE E GODET ME DERËN E “BMW”-SË, ARRESTOHET