Dy makina janë përplasur në tunelin e Kalimashit me drejtim lëvizjeje Milot-Morinë.

“Automjeti tip “Benz” me drejtuese shtetasen M. T, është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. K”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të lënduar kanë mbetur dy pasagjerë të cilët janë dërguar në spital për kontrolle mjekësore. Shërbimet e Policisë menjëherë bënë të mundur hapjen e rrugës dhe lëvizja e automjeteve vijon e lirë në tunel.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Artikulli paraprakBERISHA FTON PROFESIONISTËT E LIRË NË PROTESTË
Artikulli tjetërÇMIMI I NAFTËS MË I ULTI NË 7 JAVË, SHTOHEN REZERVAT AMERIKANE