Velipoje. Rreth orës 04.01, në vendin e quajtur “Vilu” Velipojë tek Hidrovori, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në ujrat e Hidrovorit mjeti benz veturë me targa AA 325 DH, që drejtohej nga shtetasi Elsid Leva, 24 vjeç, banues në Shkodër.
Menjëherë porsa është marrë njoftim në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë, Autoambulanca dhe Zjarrfikësja. Shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses kanë ndërhyre menjëherë duke e nxjerrë nga uji drejtuesin e mjetit, shtetasin Elsid Leva, i cili gjatë rrugës për në spital mr autoambulance ka gjetur vdekjen. Punonjësit e Policisë dhe zjarrfikësit po punojnë për të nxjerrë automjetin nga uji. Nga aksidenti nuk ka persona të tjerë të demtuar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
/ Star Plus TV /