Rruga e ngushtë dhe kthesat e shumta vazhdojnë që të jenë një problem për rrugën e Shirokës.
Edhe pse është bërë një investim për një rikonstruksion të atij aksi bashkë me ndriçimin aksidentet aty vijojnë të jenë një shqetësim. Natën e së martës një autoveturë teksa po vinte nga Shkodra në drejtim të qytetit të Shkodrës është rrokullisur. Nga sa mësohet brenda në këtë automjet ka qenë vetëm një person i cili fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit ka pësuar disa dëmtime të vogla në kokë dhe mënjeherë është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës nga ku ka marrë edhe ndihmën e shpejtë të stafit mjekësor. Në momentin e përplasjes nuk ka patur mjete të tjera në vendin e aksidentit në rrugë. Autovetura teksa po vinte drejt Shkodrës në një prej kthesave është përplasur me një pjesë shkëmbore duke bërë qëtë rrokulliset totalisht. Në vendin e ngjarjes menjëherë ka mbërritur grupi hetimor i cili ka bërë hetimet paraprake për shkaqet e këtij aksidenti e po ashtu edhe policia rrugore. Ende nuk dihen arsyet e kësaj përplasjeje të makinës me pjesën shkëmbore por dyshimi kryesor është nga skopjimi i njërës prej gomave të autoveturës gjë e cila e ka bërë të dalë jashtë kontrollit e më pas edhe të aksidentohet duke rrezikuar jetën e shoferit që ndodhej i vetëm. Për shkak të mungesës së hapësirës ka qenë e pamundur që mjeti të kontrollohet pas defektit të njërës prej gomave.