Një person ka marrë plagë serioze si pasojë e një aksidenti automobilistik të ndodhur vetëm pak metra larg stacionit hekurudhor në Shkodër.
Si pasojë e përplases së fortë mes dy automjeteve, një benzi me targë AA461LJ dhe një fuoristrade Land Rover me targë AA 528RA, kjo e fundit, pasi ka rrëshqitur për disa metra është përmbysur në mes të rrugës. Policia në vendin e ngjarjes bën me dije se gjithcka ka ndodhur rreth orës 12:10 minuta në mesditë.
Automjeti tip benz ka qenë duke lëvizur në unazën lindore, ndërkohë mjeti tjetër po dilte nga rruga e lagjes 3 heronjtë në drejtim të unazës. Dy automjetet janë përplasur në kryqëzimin e rrugës, ndërsa I plagosur ka mbetur shoferi I fuoristradës, një 49 vjecar me iniciale S.K., I cili është dërguar me urgjencë në Spitalin rajonal të Shkodrës.
Ndërkohë drejtuesi tjetër I mjetit ka marrë vetëm disa gërvishtje të vogla. Policia e Shkodres ka mberritur ne vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet per zbardhjen e plote te ketij aksidenti