Një aksident i rëndë në rrugët e Italisë i ka marrë jetën një shqiptari 19-vjeçar.

Mësohet se automjeti me të cilin udhëtonte i riu u përplas këtë mëngjes me një shtyllë, në zonën e njohur si Merlengo di Ponzano.

Viktima është identifikuar si Klisman Gjini. Ai udhëtonte si pasagjer në automjetin tip Mercedes, ndërkohë që personat e tjerë që ndodheshin në të njëjtin automjet me të mbetën të plagosur.

Ata janë dy shtetas italianë të moshës 21-vjeç dhe mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Përveç mjekëve në vendngjarje shkuan edhe forca policore e zjarrfikëse, ndërsa nga hetimet paraprake rezulton se aksidenti ndodhi si pasojë e një pakujdesie të shoferit.

Shtypi italian publikoi edhe emrin e një shqiptari tjetër i cili humbi jetën pak ditë më parë në zonën e Riviera Berica të Italisë. Ai është Luan Hakrama , i moshës 40-vjeç, baba i tre fëmijëve.

Ndërkohë që vetëm tre ditë më parë një tjetër shqiptar i moshës 20-vjeç, humbi jetën në një aksident, pasi automjeti me të cilin udhëtonte u përplas me një pemë.

Artikulli paraprakEKSPOZITË KUSHTUAR FEMRËS
Artikulli tjetërDJEGIA E MANDATEVE, JA ÇFARË PARASHIKON KUSHTETUTA DHE KODI ZGJEDHOR