Aksident rrugor, nje grua humb jeten,nje tjeter ne gjendje te rende
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në Maliq, ku një grua ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur e plagosur. Viktima mësohet se është Sabrie Çoçka, ndërsa B.Xh. ka mbetur e plagosur rëndë. Aksident ka ndodhur në hyrje të fshatit Podgorie, ku sipas burimeve policore, shtetasi J.K, duke drejtuar mjetin tip “NISSAN” me targa të huaja NZY7994, ka aksidentuar Çoçkën., rreth 65 vjeçe dhe B.Xh., rreth 70 vjeçe, të dyja banuese në fshatin Podgorie. Gratë janë përplasur nga makina teksa po kalonin në rrugë. Pas aksidentit, ato janë transportuar në Spitalin e Pogradecit për ndihmë mjekësore. Por, Sabrie Çoçka pak minuta pas mbërritjes ka ndërruar jetë, ndërsa B.Xh. ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Drejtuesi i mjetit të makinës me targa me targa të huaja mësohet se është shqiptar. Ai po shoqërohet në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme, njofton Policia e Korçës, që shton se grupi hetimor po punon për të përcaktuar rrethanat e shkaqet e aksidentit.