Një aksident rrugor ndodhi në aksin Shkodër-Koplik. Një 87 vjeçar shtetasi me inicialet Z.R ka humbur kontrollin e drejtimit të motomjetit me të cilin po udhëtonte dhe motomjeti i tij ka dalë nga rruga. Në atë moment 87 vjeçari është përplasur nga një kamion që po vinte në drejtim të Shkodrës. Menjëherë është bërë e mundur transportimi i 87 vjeçarit në spitalin rajonal të Shkodrës teksa ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje mbërritën edhe forcat e policisë duke nisur hetimet për aksidentin e ndodhur. Brenda një kohe të shkurtër efektivët ndaluan në zonën afërsi të lagjes Rus kamionin që përplasi 87 vjeçarin pasi ky i fundit sipas policisë humbi kontrollin.

Efektivët kanë bërë të mundur shoqërimin e drejtuesit të kamionit, një shtetas shqiptar në komisariat për ta marrë në pyetje lidhur me këtë ngjajre. Nga ana tjetër 87 vjeçari Z.R që mbeti i plagosur lehtë ka dëshmuar menjëherë në vendin ku ndodhi aksidenti ndërsa aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve edhe pse është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Ndërkohë aksidentet rrugore në aksin Shkodër-Koplik apo Shkodër-Hani Hotit janë kthyer në një shqetësim për shkak të numrit të lartë. Këto aksidente vijnë si shkak i mosrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugor, tejkalimit të shpejtësisë, konsumimit të alkoolit apo edhe përdorimit të celularit. Policia rrugore e Shkodrës ka shtuar kontrollet dhe gjobat për ndërgjegjësimin e drejtuesve të automjeteve për të ndikuar në sigurinë dhe uljen e numrit të aksidenteve në akset më problematike që njihen edhe si njolla të zeza.

Artikulli paraprakFSHATI BELTOJË PA RRUGË
Artikulli tjetërBASKET FEMRA, VLLAZNIA SIGURON PLAY-OFFIN