Dy automjete janë përplasur në aksine Elbasan- Papër pasditen e sotme, ku të plagosur kanë mbetur katër persona.
Matilda Çela bashkë me dy fëmijët e saj, të moshës 4 vjeç dhe 4 muaj kanë mbetur të plagosur ndërsa shoferi dhe njëkohësisht bashkëshorti i saj, Marjus Çela është jashtë rrezikut për jetën pasi nuk ka marrë lëndime serioze.
Opeli në të cilën udhëtonte familja Çela, është përplasur me automjetin tip Benz të Mikel Jolldashit. Ky i fundit e ka cuar në katër numrin e të plagosurve në këtë aksident.