Një aksident është regjistruar sot në aksin rrugor Lezhë-Shkodër. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00, konkretisht në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gjadrit”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasja K. B., duke drejtuar automjetin e saj, ka aksidentuar shtetasin Z.P., 65 vjeç, i cili po lëvizte me motoçikletë. Si pasojë është lënduar drejtuesi i motoçikletës i cili është dërguar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprakE VËRTETA E RRITJES EKONOMIKE NË KOSOVË
Artikulli tjetërSHITBLERJE VOTASH NË GREQI, ARRESTOHEN 5 PERSONA!