Aksident tek Fresku, plagosen dy vajza dhe një djalë

Tre persona mbetën të plagosur në një aksident rrugor. Ngjarja ndodhi pasditen e sotmë rreth orës 15: 25 në zonën e Freskut në Tiranë. Sipas informacioneve të policisë të plagosur janë dy vajza dhe një djalë, të cilët u transportuan për në spital. “Mjeti tip “Volkswage” me drejtues shtetasin E.D. është përplasur me mjetin tip “Fiat” me drejtues shtetasin K.L, ku si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit tip “Fiat”, shtetasi K.L., dhe pasagjeret po në këtë mjet, shtetaset B.Ç., dhe H.B., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën”, sqaron policia. Forcat e zjarrfikësve ndërhynë shpejt për të nxjerrë një nga të plagosurit që kishte mbetur i bllokuar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të përplasjes së mjeteve.

Artikulli paraprakVRASJA E ADOLESHENTES RUSE NË KSAMIL, GJYKATA SHTON EDHE 30 DITË BURG PËR SKAFISTIN
Artikulli tjetërVAZHDON TAKIMI I KABINETIT QEVERITAR NE VELIPOJE