FOURISTRADA ME 5 PERSONAT KA RËNË NË NJË KANAL 12 METRA POSHTË. Një aksident i rëndë rrugor është shënuar në orët e para të mëngjesit të së martes. 2 persona kanë gjetur vdekjen e menjëhershme ndërsa 3 të tjerë janë plagosur. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Ura e trenit përballë urës së Bardhajve, territor i Komunës Rrethina. Një fouristradë me 5 persona brenda ka dalë jashtë rrugës dhe ka përfunduar në një kanal rreth 12 metra poshtë.

Pasagjerët Neritan Kucaj 18 vjeç nga fshati Shtoj i Ri dhe Alfred Stafaj 20 vjeç nga fshati Grudë e Re kanë gjetur vdekjen e menjëhershme pa mundur që t’i rezistojnë goditjeve që ka pësuar mjeti me të cilin po udhëtonin. Nga sa bëhet e ditur shtetasi Vat Fusha, 33 vjeç nga Gruda e Re, shofer i fouristradës tip Nisan me targë AX 188 NË ngjyrë blu, është plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Edhe dy persona të tjerë që ndodheshin në fouristradë, shtetasi me inicialet T.K 34 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re dhe shtetasi me inicialet A.S 25 vjeç po ashtu banues në fshatin Grudë e Re kanë mbetur të plagosur dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Fouristrada po udhëtonte në drejtim të Shkodrës dhe pak metra para se të hipte në vendin e quajtur ura e trenit është aksidentuar duke përfunduar në kanal e duke u shkapetur me derën e një shtëpie aty pranë. Sipas hetimeve të para nga ekspertët e policisë mësohet se fouristrada ku ndodheshin 5 personat nuk ka qenë me një shpejtësi shumë të madhe por është rrotusjellë disa herë duke u shkapetur deri sa ka përfunduar poshtë në kanal duke bërë që dy persona të humbin jetën e 3 të tjerë të mbeten të plagosur.

[iframe width=”100%” height=”510″ src=”https://www.youtube.com/embed/Yt_ap8-hLGw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakISH KREU I ALUIZNIT BESNIK KASTRATI SËRISH NË GJYKIM
Artikulli tjetërTËRTHORJA: BETEJË LIGJORE ME NJËSITË PËR MBETJET