Një aksident tragjik ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në vendin e quajtur “Vilun” në plazhin e Velipojës, ku mbetën të vdekur 4 persona.
Policia njofton se ngjarja ndodhi në orën 2.30 ndërsa viktima janë tre meshkuj dhe një femër.Sic mësohet 2 prej viktimave janë ishin shtetas Italian e ndërsa dy të tjerët me origjinë nga Lezha.Nga informacionet paraprake të policisë së Shkodrës viktimat janë Besmir Kola drejtuesi I mjetit 29 vjec nga Lezha, Giorgio Angelo shtetas Italian 25 vjec, Ardenisa Peraj 21 vjece ndërsa viktima e katërt nuk është identifikuar akoma.Autopjeti tip BMË seria 7 ngjyrë gri me targa AA 767 HF kishte qënë duke lëvizur nga Shkodra në për në drejtim të fshatit Vilun kur në një moment drejtuesi ka humbur kontrollin duke përfunduar në kanalin me ujë të Hidrovorit që ndodhet në pjesën fundore të rruges. Mjeti ka përfunduar në ujë në një thellësi gati 7 metra ndërsa personat që ndodheshin në të kanë mbetur të bllokuar brenda duke mos arritur që të dalin nga makina.Në vendin e ngjarjes mbërriten shërbimet policore dhe një grup I posacëm hetimor I c cili nisi veprimet proceduriale për të hetuar shkaqet e aksidentit.Blutë e Shkodrës kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupave nga kanali I Vilunit.Shkak I aksidentit është bërë rruga e paasfaltuar , pa mbrojtëse anësore por edhe mungesa e ndricimit në rrrugë.Një tjetër informacion jo zyrtar është edhe ai që 4 viktima kishin qënë të alkoolizuar pasi kishin konsumuar gjatë gjithë natës pije alkoolike në qëndër të Velipojës dhe si pasojë e shpejtësisë mjeti ka humbur drejtimin.Brenda tre muajve në këtë vend janë regjistruar 5 viktima.